Gjermania anulon qindra fluturime

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra fluturime të operatorit gjerman “Lufthansa” janë anuluar për arsye të grevës për paga dhe kushte të mira pune që kanë nisur pilotët e saj. 1,300 fluturime janë anuluar këto dy ditë, ndërsa nuk dihet a do të vazhdojnë më gjatë ndërprerjet.

Kompania gjermane dhe agjencia më e madhe ajrore në Evropë ka pezulluar qindra fluturime për 48 orët e ardhshme.

“Lufthansa” raportoi se stafi i saj ka nisur grevën dyditore për pagesa dhe kushte më të mira pune.

Për pasojë janë anuluar 1,300 fluturime të planifikuara për të enjten dhe të premten, që prekin rreth 180 mijë pasagjerë nëpër botë.

Kompania të mërkurën u përpoq të parandalonte ndërprerjen e punës me anë të gjykatës.

Apeli dha verdiktin në favor të grevistëve duke hedhur poshtë edhe pretendimet e kompanisë se lidershipi i sindikatës së tyre ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

“Hyrja në negociata me palën tjetër do të vendoset pas bisedimeve të fundjavës. Deri të hënën, nuk e dimë a do të kenë sukses dhe a do vazhdojë greva përtej së premtes,” deklaroi zëdhënësja e sindikatës gjermane të pilotëve.

“Lufthansa” ka njoftuar pasagjerët që udhëtojnë brenda Gjermanisë se fluturimet e tyre mund t’i zëvendësojnë me bileta treni, ndërsa të tjerëve do u ofrohen fluturime alternativa.

Zjarr Tv Ad