Prindërit e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kanë vizituar ditën e sotme djalin e tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Vizita e prindërve të tij vjen rreth dy vite pas Thaçi po mbahet në qelitë e paraburgimit.
Më 13 korrik do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjatë kësaj konference pritet që të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.