Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçit përfundojnë vizitën në Hagë, takim me djalin e tyre pas gati dy vitesh

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prindërit e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kanë vizituar ditën e sotme djalin e tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Vizita e prindërve të tij vjen rreth dy vite pas Thaçi po mbahet në qelitë e paraburgimit.

Më 13 korrik do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë kësaj konference pritet që të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Zjarr Tv Ad