Prindërve u kërkohen para për rikonstruksionin e shkollave/ Këlliçi publikon mesazhet nga grupet e nxënësve në “WhatsApp”

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar një rast, ku prindërve të shkollave, u kërkohen para për të bërë rikonstruksionin e shkollës.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka paraqitur disa foto, ku tregon mesazhet që u dërgohen prindërve të nxënësve në grupet e ‘WhatsApp”, ku u kërkohen para për të bërë rregullimin e grilave të shkollës e të tjera.

Statusi i plotë:

Qytetarët paguajnë dy herë. Vidhen dy herë.
Shikoni ç’bëjnë!
U kërkojnë para prindërve për një shkollë të rikonstruktuar me taksën e arsimit.
Shkollës së rikonstruktuar i duhen dritare, grila, tabela dhe një lyerje.
Lexoni mesazhet!

Zjarr Tv Ad