Prishja e pallatit te ‘Myslym Keta’/ Xhixho: Arroganca e një pushteti që plaçkit qytetarët e vet

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka reaguar pas shembjes së pallatit në rrugën “Myslim Keta” të cilët u nxorën jashtë në orën 04:00 të mëngjesit.

‘Pabesia dhe arroganca e një pushteti që plaçkit qytetarët e vet u pa sot sërish. Në paligjshmëri të plotë, banorët e pallatit në rrugën “Myslim Keta” u nxorën jashtë, si të ishin pushtues dhe jo qytetarë të thjeshtë që kanë derdhur në ato shtëpi djersën e një jete’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë:

Pabesia dhe arroganca e një pushteti që plaçkit qytetarët e vet u pa sot sërish.

Në paligjshmëri të plotë, banorët e pallatit në rrugën “Myslim Keta” u nxorën jashtë, si të ishin pushtues dhe jo qytetarë të thjeshtë që kanë derdhur në ato shtëpi djersën e një jete.

Njësoj si banorët e Astirit, Bregu të Lumit dhe 5 Majit, ata u hodhën në rrugë, sepse trualli është ajo që i duhet Bashkisë së Tiranës.

Miliona euro që dalin prej aty për të shkuar në xhepat e oligarkëve është arsyeja pse shkelen me këmbë të drejtat e pronës së qytetarëve.

Asnjë projekt zhvillimor nuk justifikon padrejtësinë dhe arrogancën me të cilët qytetarët hidhen në rrugë.

Përgjigjen ndaj agresionit të pushtetit, si shumë qytetarë të tjerë, ata do e japin me votë më 14 maj!

Zjarr Tv Ad