Prishja e Teatrit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nxjerr memon: Si u argumentua krimi nga grupi i punës i Ministrisë

0
436
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se prishja e Teatrit Kombëtar është akti final i një drame, që kishte kohë që ishte vënë në skenën e Ministrisë së Kulturës.

Ky forum shpjegon edhe arsyen se përse prishja e Teatrit ishte praktikisht akti final i dramës që luhej në Ministrinë e Kulturës.

Postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë:

Ne vijim te denoncimit per ekspertizen e grupit te punes ne Ministrine e Kultures qe vendosi per shkaterrimin e Teatrit Kombetar, po ndajme me publikun Memon e pergatitur nga ky grup per te argumentuar kete krim ndaj trashegimise. Argumenti kryesor i perdorur nga “ekspertet” e trashegimise ishte mungesa e eurokodeve ne ndertimin e godines se Teatrit. Me kete logjike, duhet te rrezohet cdo ndertese historike ne Shqiperi, qe nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe cdo ndertese historike.

Rrenimi i teatrit nga fadromat e policise ishte akti final i nje drame qe ka kohe qe ishte vene ne skenen e Ministrise se Kultures.

Ministria e Kulturës urdheroi ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë. “Komisioni Pasticieri” do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit.

Duhet kuptuar nga opinioni publik se ky Komision nuk kishte ne perberjen e tij asnje specialist te fushes, arkitekt, restaurator historian.

Personi me i kualifikuar ne grup ishte nje ish-punonjese e ndermarrjes komunale Berat, nje specialist i cilesise se rakise, nje zonjushe violoniste, e cila kishte filluar punen ne Ministrine e Kultures qe ne 2005 pa mbaruar ende Universitetin dhe dy teknike, te cilet nuk i njeh njeri per ndonje pune te kryer ne dobi te Trashegimise Kulturore.

Ne krye te Komisionit ishte nje pasticier i cili perpos hapjes se 3 pasticerive ne Durres ka ne CV e tij edhe nje kurs specializimi per kamarier ne Bari.

Zjarr Tv Ad