Arbi Agalliu bëhet i pari deputet nga demokratët jashtë Kuvendit të Berishës, që reagon në lidhje me zhvillimet dhe diskutimet e ditës së sotme.
Teksa komenton deklaratat e Evi Kokalarit, se me fundin e administratës Biden do të ndryshojnë dhe raportet e SHBA-ve me Shqipërinë, Agalliu shprehet se deklarata të tilla të kthejnë pas në kohën e diktaturës.
Në Kuvendin e sotëm të PD-së, mungonin pjesa më e madhe e deputetëve, pavarësisht se kishin ftesë për të qenë të pranishëm.
Arbi Agalliu:
Si mund të thuash që President Joe Biden ka uzurpuar Shtëpin e Bardhë??? Si mund të thuash që duroni sa të ik Administrata e Presidentit Biden???
Diskutim si në 1945 ku shqiptarët pritën për 45 vite. E pa pranueshme kjo sjellje dhe ky diskutim si në diktaturë ku sulmohej Presidenti i SHBA.
SHBA janë simbol i demokracisë pavarsishtë se cili është president, sepse ai zgjidhjet me votë të lirë e të ndershme.