Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është e pamundur që kreu i SPAK t’i zgjidhë të gjitha çështjet.
“Pesha që rëndon mbi Dumanin, një pjesë e saj është thjeshtë shpresë nuk është e vërtetë. Pjesa tjetër është një peshë që bie mbi të për shkak të mungesës së institucioneve. Nuk është e mundur që t’i zgjidhë të gjitha gjërat”, u shpreh Çupi.
Ai renditi edhe dosjet e “nxehta” që sipas tij janë: inceneratorët, Gërdeci, Kompleksi Partizani dhe 21 janari.