Pritet të shkojë drejt mbylljes së plotë edhe Maqedonia e Veriut/ Ministri i Shëndetësisë jep njoftimin

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i të sëmurëve dhe të vd ekurve, po rritet në mënyrë masive edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa efekti i masave do të shihet në dy javët e ardhshme.

Presim që të kemi një periudhë përpara, në javën e ardhshme deri në dy, në të cilën ne patjetër do të shohim efektet e masave kufizuese. Presim që numri i pacientëve të diagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe për atë periudhë pas kësaj numri të ulet”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Gjithashtu, Filipçe informon se; numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital, është akoma më i lartë se ata që kanë dalë nga spitalet. Në klinikat e interne, ka rreth 100 – 120 shtretër të lira, me staf që mund të kujdesen për të sëmurët.

Ai shtoi se; instalimi i qendrave COVID, do të varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. Procedura në njësinë e projektit të Bankës Botërore ka mbaruar, tani kontratat po nënshkruhen dhe puna përgatitore po fillon.

Komisioni për shqyrtimin e masave të reja plotësuese, do të vendosë në takimin e së hënës, për të dhënë kohë për të përcaktuar nëse masat aktuale, që janë në fuqi po funksionojnë.

Komisioni po monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme, do të rekomandojë masa shtesë kufizuese pas fundjavës, të tilla si mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes, qoftë brenda natës, pasdite ose gjatë fundjavave”,-u tha nga Ministria e Shëndetësisë.

Zjarr Tv Ad