Privatizimi i kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-komandon e Logjistikës së FA

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vijon hetimet për Privatizimin e kompleksit Partizani. Sot është paraqitur në ambientet e SPAK, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të Forcave të Armatosura, Vladimir Qiriazi.

Ai do të pyetet nga SPAK për procedurat e privatizimit të kompleksit. Po për këtë çështje, pritet që të merret në pyetje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka pohuar se do të shkojë në SPAK.

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon ‘pastrim të produkteve të veprës penale’.

Zjarr Tv Ad