Problemi me qentë endacakë, flet Përparim Rama: Sot nënshkrova një kontratë për trajtimin e tyre

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qysh në ditët e para janë duke u marr me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Rama në një postim në Facebook shkruan se ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

Lexoni të plotë postimin:

Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.

Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20. Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj.

Zjarr Tv Ad