Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për presidentin e ri dhe për aktualitetin politik në vendin tonë.
Demalia nuk i kurseu kritikat nga mazhoranca për të cilën tha se po zhvillon një proces maskaradë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
“Zgjedhja e presidentit është një masakaradë që në gjykimin e një njeriu normal e shikon që kjo është një masakaradë. Me ndryshimet Kushtetuese në 2018 , sot presidenti është një njeri si haxhilleshi që vetëm ndan dekorata. Nuk ka fuqi fare. Po ta shikosh edhe tani që janë hapur kandidaturat për president me zarfe me lloj lloj. Postohen edhe si presidenta, kjo është gjendje e rëndë psikologjike e një shtrese të madhe të popullsisë.
Rama gjithmonë luan shoë në mënyrë të mrekullueshme. PD është krijuar për të shpëtuar regjimin në 1990, por kjo parti kurrë nuk mundi të ndërtojë një filozofi politike dhe ekonomike. Që prej fillimit të saj erdhën turma në gjithë krahët dhe kjo parti ka ngelur ke oborri i shqupit pas 30 vitesh me dy gishta lart “liri demokrati, poshtë komunizmi”. Vetëm kjo tregon gjendjen e mjerë të këtij grupimi politik, është humbje kohe të merresh me këtë grupim politik.
PD ka çbërë veten nuk ka asnjë faj Amerika. Unë jam dakord që DASH ka marrë masa kundër korrupsionit të Sali Berishës. Nuk është nevoja të na e thotë Amerika se cfarë ka bërë Sali Berisha. A je dëshmitar ti i 96 i masakrimit të zgjedhjeve, a je dëshmitar i 97’, a je dëshmitar i piramidave, a je dëshmitar i korrupsionit të rrugës së kombit, a je dëshmitar i moslejimit i një minimumi të demokracisë brenda kësaj partie. Kjo parit është një parti familjare nga Sali Berisha. Ajo nuk është parti pasi jemi në kufij të një loje politike. Akoma nuk kemi hyrë në shtetin modern pasi nuk kemi sistem drejtësie të pavarur. Ne kemi 30 vite që diskutojmë mi vidhën na i vodhën zgjedhjet”, tha Demalia.