“Thonin gënjen Erioni se do t’i zërë vendin Fridës”, Braçe “shpërthen” ndaj qeverisë: Veç lavde thurni, nuk kam parë bujq më të dëshpëruar se sot

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka “shpërthyer” në akuza sa i përket dëmeve të shkaktuara në serat e fermerëve në Lushnje si pasojë e motit të keq.

Braçe postoi një video në facebook, ku shkruan se askush nuk i kishte vënë veshin lidhur me paralëjmrimet mbi ndryshimet klimatike dhe si pasojë sot fermerët ishin më të dëshpëruar se kurrë.

Duket se ish zëvendës kryeministri, i është drejtuar qeverisë për mos-marrjen e masave duke shtuar se paralajmërimet e tij ishin dukur sikur donte t’i zinte vendin ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Postimi i Plotë nga Erion Braçe:

IMSHTE/BUBULLIME, LUSHNJE

DEMI NGA ERA E TMERRSHME SOT!

TUNELET E SHALQIT TE RRENUARA THUAJSE FARE!

Nuk di!

Te premten pas se enjtes se Kuvendit,e kam diten e territorit; por jo si kjo e sotmja.

Nga Toshkezi ne Imshte, nje ere e tmerrshme qe vijoi per ore te tera,ka demtuar thuajse te gjitha tunelet e shalqinit; ka demtuar rende edhe serat e vreshtave, kultura e re ne kete zone.

Nuk kam pare bujq me te deshperuar se sot; sdi cte them!!

Kam kaq muaj qe them se duhet te merremi me ndryshimet e KLIMES.

TE MBROHEMI PREJ TYRE E TE BEJME DEMET TE PAGUESHME!

Askush nuk te degjon!

Vec lavde lavde lavde, vec JEMI MIRE, JEMI MIRE, JEMI MIRE!

Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!

Urdheroni, shihini tani!

26 grade tmeperatura, shpejtesia dhe fuqia e eres nuk di sa ishte, por ky eshte demi!

Zjarr Tv Ad