Ilir Kulla: Rama po përgatit skemën për t’u bërë PRESIDENT për 10 apo 15 vitet e ardhshme

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla thotë se procesi i konsultimeve që ka nisur kryeministri Edi Rama për Presidentin e ri, është nisja e përgatitjeve për të ndryshuar skemën politike në Shqipëri.

Ai u shpreh mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” se Rama do të përfshijë përzgjedhjen nga populli për t’u zgjedhur vetë President i vendit nën shembullin e Presidentit turk Erdogan dhe atij serb, Vuçiç.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Besiana Kadare, sa shanse ka? Mund të jetë një nga emrat e preferuar të “sulltanit”, pra të Ramës?

Ilir Kulla: E para, nuk besoj se do donte ta bënte këtë gjë pa u konsultuar me të atin dhe të ëmën. Rama do ta bënte në qoftë se një moment i shkon shkëndija e bën, nuk është se ka problem atë pjesë. Gjithë çështja është që vetë Ismailit, të cilit i është ofruar disa herë Presidenca nuk ka dashur ndonjëherë që të përfshihet drejtpërdrejt në politikë edhe në presidencë, kështu që do të ishte me shumë rëndësi opinioni i familjes së saj.

Arian Çani: Në qoftë se Rama do dhe ajo do, ty të duket normale Besiana Kadare Presidente e Shqipërisë? Do ishte një Presidente interesante.

Ilir Kulla: Nuk thashë që mua më duket normale apo s’më duket interesante. Çështja e Presidentit në Shqipëri është që Presidentin ne e kemi kthyer si të jetë një nga ligjet më normale të Shqipërisë me 71 vota dhe nga ky moment kush ka 71 vota bëhet President. Dhe mënyra se si e ka nisur Edi Rama kësaj radhe duke e bërë punën e Presidentit çështje të gjithë popullit, ai po përgatit ndryshimin e gjithë skemës politike që radhës tjetër ta çojë nga populli dhe të përgatisë Presidentin Edi Rama për 10 vitet apo 15 vitet e ardhshme në variantin Vuçiç, Erdogan apo të tjerë. Kaq e thjeshtë është.

Zjarr Tv Ad