Linda Rama apo Besiana Kadare Presidente? Kreshnik Spahiu:  Asnjë nga emrat e përfolur nuk do të jenë në krye të shtetit, njëra që punon në drejtësi…

0
407
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e zgjedhjes së Presiddentit rë ri të Shqipërisë është kryefjala e diskutimeve në media.

Gazetari Arian Çani ka pyetur të ftuarit se sa shanse kanë për të qenë president emrat e kandidatëve të përfolur, si Linda Rama dhe Besiana Kadare.

Teksa të ftuarit po jepnin opinionet e tyre, analisti Kreshnik Spahiu zbuloi se asnjë nga emrat e përfolur nuk do të jenë në postin e presidentit, por lakoi një grua që punon në sistemin e drejtësië, emrin e së cilës nuk e zbuloi.  

Pyetje: Linda Rama presidente?

Genard Hajdini: Është shumë e shkathët dhe inteligjente. Ajo quhet zonjë e parë.E meriton.

Arian Curri: Nuk e njoh personalisht, por s’mund të jetë gruaja e kryeministrit presidente.

Kreshnik Spahiu: Është një zonjë fisnike, më zonjë se fisnikllëku i Ramës. Kur hyri në jetën e Ramës i ka bërë një ndryshim këtij njeriu.

Nuk do të jetë presidente. Nëse donte të sfidonte pushtetin në 25 prill, minimalisht duhet të ishte zv.kryeministre.

Pyetje: Besiana Kadare Presidente?

Genard Hajdini: Besjana ka punuar në OKB, është gocë e zgjuar, ka mundësi që të bëhet presidente. 

Ilir Kulla: nuk besoj se do ta bënte këtë gjë pa u konsultuar me të atin dhe të ëmën. Do të ishte shumë me rëdnësi opinioni i familjes së saj.

Kreshnik Spahiu: Unë shoh më shumë afër babain e saj, por Besjana nuk mund të bëhet presidente sepse 100% e emrave të përfolur, nuk do të bëhet asnjë president i Republikës. Nuk do të jetë as ish-ministre, deputete etj. Do të jetë një figurë e pavarur. Njëra është nga emrat më të përfolur është në sistemin e drejtësisë.

Zjarr Tv Ad