“Procesi, teatër politik”- Dosja “Gërdeci”, Shkëlzen Berisha tregon çfarë deklaroi në GJKKO: Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai në darkë ekzekutohet masa e sigurisë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit sot në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit për dosjen Gërdeci. Për gazetarët, ai u shpreh se ky proces është një teatër politik dhe politizimi nuk e ka lejuar të vërtetën.

“Tragjedia është hetuar apo jo, unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror. Ajo që mund të them që politizimin nuk e ka lejuar të vërtetën.

Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë, këta ndahen në 3 kategori, ose familjare, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë në procesin e demontimit

Unë jam dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë prej këtyre kategorie.

Dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën.

Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjë informacion që mund ti shërbejë akuzës, e konsideroj teatër politikë

Në kontekstin kur në mëngjes thirrjet djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”, tha Shkelzen Berisha.

Zjarr Tv Ad