Producenti e tradhtoi, merr fund martesa e Emily Ratajkowski! Modelja largon sendet personale nga banesa ku jetonte me bashkëshortin

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emily Ratajkowski është larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard në Manhattan, më pak se një muaj pas ndarjes së tyre pas katër vitesh martesë.

Modelja 31-vjeçare u fotografua duke nxjerrë nga apartamenti mobiljet e saj, veprat e artit, veshjet dhe sendet e tjera personale.

Ratajkowski, e cila raportohet se u nda nga producenti 41-vjeçari pasi ai e tradhtoi, u ndihmua për të lëvizur gjërat e saj nga një mike.

Ish-çifti, prindër të një djali, shitën shtëpinë e tyre me tre dhoma gjumi në Los Anxhelos për 2.4 milionë dollarë vetëm disa javë më parë.

Pas ndarjes me ish-partnerin e saj, një burim tha se Ratajkowski po e përballon mirë dhe po fokusohet tek rritja e djalit të saj Sylvester, 16 muajsh.

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emily. Ajo është mirë, e fortë dhe e fokusuar te djali i saj”, tha një burim.

Ratajkoëski planifikon të bëjë kërkesë për divorc, por dokumentet ende nuk janë paraqitur në gjykatë.

Ndarja e tyre vjen pasi një burim tha për Page Six se Sebastian është një tradhtar serial’, duke thënë: “Po, ai tradhtoi. Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është si një qen.”

“Dihet se burri i saj e ka tradhtuar dhe ata do të divorcohen”, tha komediana , Claudia Oshry, në podkastin The Morning Toast, duke shtuar se kur çifti të konfirmojë zyrtarisht ndarjen, nuk duhet të jetë surprizë për askënd.

As Ratajkoëski dhe as Bear-McClard nuk e kanë komentuar publikisht lajmin për ndarjen, por modelja me sa duket ka sinjalizuar ditët e fundit se martesa e tyre ka marrë fund.

Ajo është shfaqur pa unazën e saj të martesës, si në publik ashtu edhe në rrjetet sociale.

Më 15 qershor, çifti gjithashtu shitën shtëpinë e tyre në Los Anxhelos për 2.45 milionë dollarë – vetëm 450,000 dollarë më shumë sesa e blenë atë në vitin 2018.

Themeluesi i Inamorata dhe Sebastian fillimisht filluan lidhjen në ditën e Shën Valentinit në 2018 dhe u martuan në një ceremoni civile në New York City vetëm disa javë më vonë.

“Kam një surprizë”, shkroi Ratajkowski në Instagram në atë kohë. “Unë u martova sot.”

Postimi përfshinte një seri fotosh të saj me bashkëshortin e saj të ri, përfshirë një ku ai e puthte në faqe dhe mbante dy unaza ari në të cilat shkruhej ‘EM’ dhe ‘RATA’.

Gjatë muajve të ardhshëm, Ratajkowski kritikoi ata që mendonin se ajo dhe Sebastian u martuan shumë shpejt pasi modelja anuloi një fejesë tjetër.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq më pak se dy javë pas ceremonisë së tyre intime të dasmës në Film Independent Spirit Awards në 2018.

Një tjetër burim i paidentifikuar tha Us Magazine në mars 2018 se ata e kishin njohur njëri-tjetrin ‘për vite’ përpara se të lidheshin.

Emily dhe Sebastian u panë së bashku për herë të fundit në mes të qershorit, ndërsa ishin me pushime në Itali, dhe dukeshin të lumtur teksa pushonin së bashku në plazhin e Porto Ercole.

Zjarr Tv Ad