Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg për 40 ditë” për Dritan Shoraj, lektor në Fakultetin Ekonomik.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezulton të jetë i dënuar me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike.
Ndalimi I tij erdhi pas informacioneve të marra nga drejtësia italiane, e cila nëpërmjet Interpolit ka sjellë informacion në lidhje me personat e dënuar, për të cilët kërkon arrestimin dhe ekstradimin për të kryer dënimin ne shtetin ku kanë kryer veprën penale.
“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar Dritan Shoraj me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian”informoi policia e Tiranës.