Projektet korruptive të Ramës dhe Veliajt sipas . shefi të Organizimit në PD, Klevis Balliu, “po shkatërrojnë jetën e qytetarëve”. Në një postim në facebook Balliu shkruan se “drejtësia duhet të hetojë Veliajn për shkatërrimin e shtëpive.”
Postimi i plotë:
Aferat korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me projektet e tyre korruptive dhe mafioze, nga ku përfitojnë pushtetarët qindra e miliona euro të taksapaguesve shqiptar, në projekte që një kilometër rrugë kushton 30 mln euro, po shkatërrojnë jetën dhe të ardhmen e qytetarëve. Janë disa projekte korruptive vetëm në kryeqytet ku vidhen dhe abuzohet me fondet publike si tek 5 Maji, Unaza, Paskuqan, Kodra e Priftit, Lapraka, Lana dhe shumë zona të tjera të Tiranës.
Këto akte barbarie, ku qytetarëve ju shkatërrohen shtëpitë dhe nuk ju jepet dëmshpërblimi siç e ka ligji, këto akte çnjerzore meritojnë ndëshkim. Drejtësia duhet të shikojë dhe duhet të hetojë të gjitha hapat e ndërmarrë nga Erion Veliaj për shkatërrimin e shtëpive të qytetarëve. Ka dokumente dhe fakte që vërtetojnë se disa shtëpi janë prishur edhe pse ato nuk prekeshin nga projektet me demek zhvilluese të Veliajt, që në të vërtetë shërbejnë vetëm për të vjedhur paratë e qytetarëve.
Burimi: Postimi i Balliut në Facebook.