Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka pasur sërish protesta në qytetin e Vlorës, lidhur me rikonceptimin e sheshit të “Flamurit” Anëtarë të shoqërisë civile, prej ditësh po protestojnë për këtë vepër. Reagimi i tyre, vjen për shkak të një godine të ndërtuar aty pranë, për të cilën pretendohet se do të përdoret për një biznes privat.
Ata janë kundër këtij ndërtimi, edhe pse pushteti qendror e vendor ka konfirmuar se në shesh e rreth tij, nuk do të ndërtohen vepra që do i vendosen në dispozicion shoqërive private.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi gjithashtu, se protestuesit kanë paralajmëruar që do të vijojnë manifestimin e tyre deri në zgjidhje të problematikës.