Skandali: Rama pagoi Vilma Nushin pa kryer shërbimet

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koncesionet e dhëna nga qeveria po marrin miliona euro nga xhepat e qytetarëve, por shumë prej tyre po paguhen edhe pa kryer shërbimin. KLSH ka konstatuar së fundmi abuzimet me koncesionin e ‘Check Up’, ku kompania e Vilma Nushit është paguar rregullisht edhe gjatë pandemisë, kur shërbimi ishte ndërprerë

Skandali financiar është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilin ua ka bërë prezent deputetëve në Raportin Vjetor për vitin 2021, të dorëzuar së fundmi në Parlament.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se “është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbimin e pakryer të kontrollit bazë të popullsisë, megjithëse 2020 ishte një vit i vështirë fiskal, ndërkohë që kontrata ishte ndërprerë përkohësisht”.

Në mars 2020, menjëherë pas shpalljes së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, qeveria shqiptare njoftoi pezullimin e përkohshëm të kontratës së ‘Check-Up’, me qëllim menaxhimin efikas të fondeve për të përballuar sfidën me virusin.

Por, megjithëse koncesionari “3P Life” nuk e ka ofruar shërbimin për disa muaj, ai rezulton të jetë paguar rregullisht edhe për kohën e pushimit, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo veprimtari qeveritare i ka sjellë kosto shtesë Buxhetit të Shtetit, ndërkohë që qytetarët nuk e kanë marrë shërbimin e kontraktuar. Koncesioni i ‘Check-Up’ ishte kontrata e parë e nënshkruar nga qeveria “Rama” për shërbimet shëndetësore.

Kjo kontratë është prej dy vjetësh nën hetim nga SPAK, nën dyshimet për favorizim të biznesmenes Vilma Nushi, e njohur për afërsinë me kryeministrin Edi Rama./Standart

Zjarr Tv Ad