Projekti për ishullin e Sazanit, Evi Kokalari: Ku janë protestat? T’i vij turp opozitës që nuk …

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me planin për të investuar në ishullin e Sazanit prej dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që është përfolur ditët e fundit në media.

Koklari në një postim në rrjtet sociale akuzon Rithemelimin që po hesht lidhur me këtë plan, ku sipas saj, kryeministri Rama ka blerë favore të tij politike.

Ajo vijon se edhe Berisha shpreson njësoj si Rama, pasi mendon për të hequr statusin e tij ‘Non ngrata’ nga SHBA-të.

“Humbja mbetet e popullit,”- shprehet Kokalari.

Postimi:

T’i vij turp opozites qe nuk ka ngritur zerin per ishullin e Sazanit. Ku jane protestat? Ky eshte korrupsion i hapur. Kjo eshte nje histori identike me ate te Charles McGonigal. Edi Rama, si gjithnje, ne kurriz te ketij populli, ka blere favoret e tij politike.

Opozita heshte! Heshte per te njejten arsye qe Rama po i ben temenat ‘investitorit strategjik’ te rradhes, sepse si Rama, dhe Berisha uron qe nese Grenell behet sekretare shteti, te marre favoret e veta, duke i hequr sanksionet ndaj vetes dhe familjes.

Humbja mbetet e popullit.

Idiotet e dobishem vazhdojne besoj poshte dritares dhe nuk kane asnje pyetje mbi kete korrupsion te hapur dhe nuk kane kellqe te pyesin kryetarin historik se pse po heshtin?

Cfare ndotje!

Zjarr Tv Ad