Prokuroria e Tiranës pushon çështjen për Lear Kurtin: Ka vdekur nga mbidoza e drogës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen për vdekjen e Lear Kurtit, duke dalë në përfundimin se efektivët e policisë të cilët bënë shoqërimin e tij në komisariat, nuk kanë kryer shkelje.

Tashmë do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e Prokurorisë, bërë nga prokurori Albert Demirneli.

Kujtojmë se në aktekspertizën për Kurtin, 32 vjeç, në vitin 2022, rezultoi se ai kishte vdekur nga mbidoza, pasi gëlltiti qesen me kokainë, ekspertizë të cilën familjarët e kanë kundërshtuar.

Pjesë nga akti i ekspertimit:

“Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”.

Zjarr Tv Ad