Prokuroria kërkon arrestimin e 3 kontrollorëve duke u bazuar vetëm te sms-të në whatsApp/ Flet avokati: Me çfarë do arratisen, avionët nuk punojnë…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me çështjen e aeroportit të rinasit, ka folur edhe avokati Rezart Kthupi ka folur për mediat, pasi prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për tre kontrolloret e Alb Controll duke iu referuar vetëm disa komunikimeve në grupin e punës në WhatsAp.

Avokati tha se askush nga personat e arrestuar, nuk ka indicie që të largohet nga vendi, ndërsa me humor shtoi se dhe në rast se duan nuk mund të largohen, për shkak se avionët nuk punojnë.

Avokati:

Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre prokurorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar kovidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund tiu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë.

Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në whatsup. Dmth është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup. Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që Albcontroll është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte huam, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime.

Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze, avionët nuk punojnë.

Flet avokati

 

Zjarr Tv Ad