Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogun, rojen e shkollë në “Babrru” i cili dyshohet se ka ab*uzuar me nje vajzë 15 vjeçare.
Po ashtu hetimi është mbyllur edhe për Klajdi Pocin, dhe dy të miturit R.O., dhe F.B., të gjithë të akuzuar për abuzimin me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru.
Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërc*ënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga. Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e ab*uzimit. Ajo thotë është detyruar të shkoj disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie intime.
Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetërin sa përket abuzimit me të miturën. Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është ab*uzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit fajëson të pandehurit e tjerë. Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë ab*uzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.
Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën por videon e ka bërë Doga. Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga, i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.