“Pronari i vetëm i një gazetari është vetëm lexuesi” Tabaku ngre alarmin: Media në rrezik nga kontrolli i Qeverisë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për një media të lirë nga kontrolli qeverisë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku zbulon takimin e thërritur nga ambasada holandeze dhe vë në theks gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj gazetarëve dhe mediave.

Ajo ngre alarmin se sa më shumë dëgjojmë kryeministrin të “internojë” gazetarë për pyetje të “papërshtatshme”, aq më në rrezik është media.

“Beteja për një media të lirë nga kontrolli i Qeverisë është realisht një domosdoshmëri për shoqërinë tonë.

Prandaj isha e kënaqur që isha pjesë e kësaj tryeze të thërritur nga Ambasada Holandeze bashkë me kolegët deputetë, por edhe me pjesëmarrje tejet të mirë nga fusha e medias dhe AMA.

Progres Raporti i BE është shumë i qartë tek problemet e medias dhe se si duhen zgjidhur.

Sa më shumë dëgjojmë një qeveri dhe kryeministër që “internojnë” gazetarë për pyetje të “papërshtatshme” aq më në rrezik është media.

Por, presim të shohim vullnetin e mazhorancës kur ajo të tërhiqet dhe të hedhë në koshin e plehrave të ashtuquajturin “Ligjin kundër Shpifjes”

Sikundër presim që Kulla e Komandave në Kryeministri të çmontohet duke hequr dorë nga agjencitë që përqendrojnë pushtet.

Nuk duhet harruar që pronari i vetëm i një gazetari është vetëm lexuesi, siç thoshte Montanelli.”, shkruan deputetja.

Zjarr Tv Ad