Propozimi i Braçes për ciklin menstrual, ironizon Tomorri: Do na çojë vendin në krizë institucionale

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka bërë një propozim në Komisionin e Ekonomisë teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024. Braçe u kërkoi përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.

Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri reagoi me një postim ironik ku shprehet: “Ky propozimi i Erionit që t’u njihet pushimi i paguar grave kur janë me cikël, duhet trajtuar çikë me kujdes.

Se nuk është problemi i implikimeve buxhetore. Ai është problemi më i vogël aty. Problemi më i madh është se kjo mund të na çojë vendin në krizë institucionale dhe pamundësi qeverisje.

Gjysma e mbledhjeve të qeverisë p.sh nuk do kenë dot kuorumin – vetëm sikur të thonë të vërtetën, pale po të gënjejnë- thotë një miku im mjek.

Së dyti, duke qenë se janë këto kuotat e barazisë gjinore, parlamenti mund të shkonte në disfunksionalitet të plotë, me shumicën e komisioneve që nuk do bënin dot kuorumin dhe seancat plenare po ashtu.

Kjo krize mund të shfrytëzohej nga fuqitë armike për ta zhytur vendin ne kaos dhe destabilitet. Prandaj duhet kujdes i madh tek kjo punë”.

Zjarr Tv Ad