Prostitucion në qendrën e masazhit, çfarë ka në bllokun e shënimeve

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër qendër masazhi që ishte kthyer në një vend për shfrytëzim prostitucioni. Në operacionin e koduar “Extra Service 2”policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxheren e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Po ashtu në kërkim është shpallet në kërkim administratorja, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Sipas policisë 33-vjeçarja R. M, menaxhere e qendrës së masazhit dhe 32-vjeçarja A. T e cila ishte administratore vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara, të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 aparate celular dhe 1 bllok shënimesh.

Ditë më parë u njoftua ndalimi i administratorëve të tre qendrave të masazheve në kryeqytet pranë të cilave masazhatorët ofronin shërbime ekstra. Aksionet e vazhdueshme nuk e kanë ndalur fenomenin e jashtëligjshëm që zhvillohen në botën e erret të krimit. Disa vende perëndimore e kanë legalizuar në përpjekje për ta kontrolluar. Por a duhet legalizuar edhe në Shqipëri?

Zjarr Tv Ad