Protesta/ Delegacioni i BE: Koha për dialog për zgjidhje konkrete

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar sot për protestën e studentëve që vazhdon prej rreth dy javësh.

Protesta e studentëve ka marrë vëmendjen e delagacionit të BE ku kanë deklaruar se kërkesat e studentëve kanë konsesus të gjërë në shoqërinë shqiptare.

Por megjithatë, kërkesa e tyre ka qene dialogu për zgjidhjen konkretë të kërkesave. Në një postim në “Facebook”, delegacioni i BE shprehet se e drejta për arsimim është lufta kundër korrupsionit

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore.
E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit.
Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, deklaron delegacioni i BE.

Zjarr Tv Ad