Një sipërmarrës i është bashkuar sot Foltores së PD duke bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi, pronar i një punishteje bulmeti tha se ka marrë disa dekorata, të cilat i ka ekspozuar në vitrinën e biznesit dhe poshtë tyre një gjobë 2.5 mln lekë të reja nga Tatimet. Tivari tha se nuk mund ta paguajë dot dhe as rrogat e punonjësve. Ai theksoi se kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.
“Jam Nazif Tivari, 71 vjeç nga Durrësi. Te hyrja e biznesit tim në Durrës, një punishte bulmeti, kam vënë dekoratat e mia. “Nderi i qytetit” nga Shoqata “Durrësi autokton” dhe ‘Mjeshtër i madh’ nga Presidenti i Republikës. Poshtë tyre kam vënë një gjobë prej 25 milionë lekësh nga Tatimet. Gjoba duhet të ketë shkuar në 40 milionë tani. Është një gjobë që nuk e paguaj dot. Nuk paguaj dot as rrogat e 10 punëtorëve të mi, të cilëve jua jap rrogat me një muaj vonesë. Unë do të vij në protestën e 7 korrikut. Kur një biznes është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi sipërmarrësi.