Protesta e datës 7 Korrik ishte si pasqyrim i dimensionit të Lirisë!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Isuf Çelaj/

Partia Demokratike dhe partitë e Opozitës në bashkëpunim me Shoqërinë Civile organizuan një nga protestat më të mëdha dhe më qytetare e civile kundër rregjimit të rilindjes duke ngjallur shpresën se opozita në kualicion me qytetarët e të gjitha shtresave që vuajnë gjendjen e varfërisë shkakëtuar nga korrupsioni galopant,krimanilizimi i çdo qelize të shoqërisë nga ortakia e krimit me zyratët e shtetit,emigracioni masiv i cili ka sjell shpopullimi masiv të vendit, renditja si vendi i shtatë ne Europë për prodhimin hashashit si dhe vend kyç në trafikun e drogave të forta(heroinë&kokainë), çmimet e larta të produkteve të shportës e karburanteve në rajon, skandalet e njëpasnjëshme të veprimeve e vendimeve abuzive të zyrëtarëve e anëtarëve të kësaj qeverie, vjedhjen e pasurive publike, etj etj bëri bashkë qytetarët dinjitoz megjithëse në kushte të vapës përvëluese sfiduan çdo pengesë dhe mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Kjo është treguesi i dimensionit të lirisë të cilën shqipëtarët nuk do të lejojnë asnjë rregjim apo shërbëtorë të rregjimeve që tjua marrin! Mirënjohje për të gjithë strukturat e PD nga qendra në bazë, po ashtu edhe për të gjithë kolegët e mi deputetë të PD që u morën me organizimin dhe të gjithë atyre që me praninë e tyre fizike në ketë protestë tregojë se gjërat që na bashkojnë jamë shumeë më shumë se ato që na kanë ndarë në këto 10 muaj betejë brenda vetes për tu ringritur me mesazhin se të bashkuar ne do tja dalim!

Kjo tregojë se PD nuk është as vula e as tullat e godinës, por janë demokratët në bazë me votat e të cilëve ne si deputet kemi ardhur në parlament për ti përfaqësuar dhe jo për ti përçarë e lënë në mëshirë të fatit dhe pre e veprimeve arbitrare të rregjimit të rilindjes ky është minimumi i asaj që në respekt të vuajtjeve e mbështetjes që kemi marrë nga ata moralisht ua kemi borxh bashkimin dhe kthimin e PD në pushtet!

Dilema se nga është shumica është e zgjidhur tashmë! Koha është tani për bashkim,demokratët na duan të bashkuar për të mundur ketë rregjim! Vetëm kështu do tja dalim, në të kundërt historia do të na mgarkojë me përgjegjësi ndaj demokratëve në veçanti dhe shqipëtarëve në përgjithësi!

Zjarr Tv Ad