Protesta e opozitës me bllokim rrugësh, Ahmetaj: Krijoi krizë artificiale, do mbajë përgjegjësi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj komentoi sot në seancën plenare, protestën e opozitës me bllokim të akseve kombëtare në vend. Ahmetaj tha se ky është një skenar i njohur i opozitës, pasi sa herë Shqipëria ndodhet përpara momenteve të rëndësishme, si tani ai i hapjes së negociatave opozita del në rrugë.

“PD e LSI jashtë këtij parlamenti kanë bërë të njëjtën gjë, në momente të rëndësishme. Opozita ka dalë në rrugë, ka krijuar artificialisht një krizë për të penguar atë që i takon qytetarëve shqiptarë prej vitesh”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ai shtoi se opozita do mbajë përgjegjësi para shqiptarëve për këtë që po bëjnë sot. “Nëse kauza është kaq e fortë ç’nevojë ka të bllokojnë rrugët. Kauzat e forta tërheqin vëmendje, dhe i çojmë para institucione përkatëse apo parlamentit, kryeministrisë etj, ç’arsye ka të bllokosh rrugët, të pengosh një sipërmarrje, të bllokosh jë të sëmurë të shkojë në spital. Pas 30 vitesh demokraci, bllokimi i rrugëve është instrument i opozitës në rrugë, qëllimi është i qartë.

Ndër të tjera ish-ministri i financave kërkoi nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, të kthejë në strategjinë e shtytjes se sistemit bankar në dhënien e kredisë.

“Ka ardhur koha ta kthejë në strategjinë e shtytjes së sistemit bankar në dhënien e kredisë. Edhe në rezolutë e kemi përfshirë në komision besoj është momenti që Banka e Shqipërisë të thërrasë në tryezë sistemin bankar.

Në fund të 2018, qeveria bëri blerje mbrapsht tërhoqi bono me dy qëllime, ulja e kostos së borxhit dhe dhënia e mundësisë të sistemit bankar të funksionojë ndaj sistemit privat. Kreditë e këqija kanë zbritur në 12% nga 25% është një arritje shumë e madhe, por ka shumë punë për të bërë. Harmonizim i mëtejshëm i politikave monetare me ato fiskale”, theksoi Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad