Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur sot për aksionin opozitar në muajin shtator dhe koordinimin me Partinë e Lirisë për rrëzimin e qeverisë Rama.
I pyetur nëse protesta e parë e thirrur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tek inceneratori i Tiranës, Këlliçi tha se ajo i shërben qytetarëve dhe këta të fundit duhet të marrin pjesë pasi paguhen cdo ditë nga taksat e tyre për incenerimin e mbetjeve, kur inceneratori nuk ekziston.
Këllici theksoi se aksioni opozitar është i koordinuar dhe kjo është “vulosur” sipas tij dhe në takimin që ka pasur vetë Berisha me Metën në ditët e fundit. Por Këlliçi tha se aksioni do të ketë dhe protesta, por edhe denoncime në Kuvend apo në terren me qytetarët dhe se “nuk kemi një datë fikse të themi kur rrëzohet qeveria”.
“Unë personalisht e kam të pamundur të jem se do jem jashtë shtetit por i bëj thirrje cdo qytetari që jeton në Tiranë që duhet të dalin në protestë, pavarësisht se është e thirrur nga zoti Meta, cdo protestë që thirret nga një parti opozitare, shoqëri civile, duhet të mbështetet.
I bëj thirrje cdo qytetari të dalë të protestojë jo për Metën jo për Berishën por për veten e tyre. Sot në Tiranë paguhet 80 mijë dollarë në ditë për pastrimin e qytetit që është shumë i ndotur dhe incenerimin e mbetjeve, për incenerimin paguhen 80 mijë dollarë në ditë por nuk ka incenerator.
Kjo protestë i shërben qytetarëve, për është edhe një mesazh i fortë që opozita s’është më part time, e kapur, por është në punë. Fronti për shpëtimin e Shqipërisë është i koordinuar, kam përshtypen që për kauzë të tillë s’ka nevojë të koordinohesh, Partia e Lirisë ka qenë shumë vokale në denoncimimin e kësaj afere, me letra e prova të pakontestueshme.
Do jetë aksion i gjithëanshëm jo vetëm me protesta ,në parlament me denoncime të forta, popullin por dhe në terren me qytetarët. Berisha dhe Meta nuk e kane fshehur që janë takuar, koordinuar shkëmbyer idetë e tyre”, tha Këlliçi në një intervistë në News 24.