Protesta e Partisë së Lirisë para SPAK, Berisha zbulon nëse do të marrë pjesë

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë më 6 dhjetor para SPAK, tha se Prokuroria e Posaçme nuk është në agjendën e opozitës.

Berisha shtoi se opozita, nuk duhet të merret me SPAK, por me Edi Ramën.

“Ka një çështje në themel të debatit që është se SPAK nuk ka pse të jetë agjendë e opozitës. Se opozita, nuk duhet të merret me SPAK por me Edi Ramën. Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën. Do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK. Nëse e injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në një nga institucionet e narkodiktaturës,” tha Berisha

Zjarr Tv Ad