Protesta e PD në një ditë me Samitin e BE, Gjekmarkaj:Viti ka 365 ditë dhe 364 do të ishin mjaftueshëm për të bërë protesta. E kuptoj qëllimin për të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, por…

0
528
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në studion e News24 foli për zhvillimet politike duke u ndalur edhe tek protesta e 6 dhjetorit.

Ai u shpreh se dita e zgjedhur për të protestuar është e papërshtatshme.

“Viti ka 365 ditë dhe 364 do të ishin mjaftueshëm për të bërë protesta. Janë të domosdoshme. Kjo qeveri me arrogancën që karakterizon duhet të përballet me protesta. E kuptoj qëllimin për të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, por është dita e gabuar për ta bërë. Do të ushqente më shumë propagandën e kësaj qeveria kundër opozitës duke e cilësuar atë si antieuropiane. Mund të protestohej një ditë para ose një ditë më pas”, tha ai.

Do të mbështesni kandidatët e Alibeaj apo primaret?

Gjekmarkaj: Unë jam tek PD dhe do të mbështes kandidatët e PD. Kur të mos jem tek PD do t’ju them se nuk jam aty. Kam detyrim moral të mbështes kandidatët e PD. Për momentin situatën në PD e shoh me tone dramatike se është ende e përçarë. Njerëzit kanë të drejtë të përfaqësohen edhe ata që mendojnë ndryshe nga Berisha dhe ato që e mbështesin.

A janë vendimtare për opozitën zgjedhjet?

Zgjedhjet në vetvete janë vendimtare qoftë kur janë lokale apo jo. Janë shumë të rëndësishme. Do të tregojnë natyrën se si funksionon opozita. E vetmja rrugë është vota dhe nuk ka shteg tjetër ku kalohet.

Zjarr Tv Ad