Deputeti demorkat Tritan Shehu ka folur për protestën që opozita do të mbajë me 6 Dhjetor, në të njëjtën ditë ku do të zhvillohet dhe samite BE-Ballkani Perëndimor.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Shehu është shprehur se askush nuk mund ta pengojë opozitën në qëllimet e saj dhe të bëjë transparencën e problemeve të vendit para kujtdo qoftë.
Ndër të tjera ka thënë se opozita është e përgjegjshme dhe vetëm PD nuk kërkon asnjë lloj problemi kur flitet për marrëdhëniet me BE.
“Askush nuk mund ta pengojë opozitën në qëllimet e saj dhe të bëjë transparencën e problemeve të vendit para kujtdo qoftë. Ata që do të pengojnë një gj ëtë tillë, do të japin idenë më të qartë të mungëses së demokracisë në shqipëri. Ata do krijojnë imazhin më negative të Shqipërisë dhe kushdo qoftë sepse do të tregojnë se në Shqipëri nuk respektohet demokracia dhe kërkohet që të shtypet opozita. Opozita ëshë e përgjgegjshme. Mos iu shqetësoni vetëm PD nuk kërkon asnjë lloj problemei kur filtet për marrëdhënien me BE.”, u shpreh Shehu.