Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbeshtetje per kerkesat e pedagogeve qe kerkojne rritje page. Duke komentuar vendimin e qeverise sot per rritje 7% te pagave te tyre, Berisha tha se ky eshte nje qendrim cinik dhe arrogant.
Sali Berisha: Mbështetje për pedagogët studentët të cilët janë në protestë sot organizuan një protestë të fuqishme para universitetit politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.
I garantoj se PD qendron në mbështetje të cdo kërkese që ata sot i drejtuan një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute.
Kërkesat e pedagogëve, punonjësve e studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar që ëshë në rrokullisje të madhe.
Edi Rama është përgjigjur me një qendrim cinik, urrejtës e përcmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre.
Edi Rama ka hartuar një vendim me të cilin ai shpreh arrogancën, cinizmin dhe përcmimin ndaj universiteteve. Kerkon te percaje trupen akademike nga kolektivi studentor. Ne vendimin e tij parashikon zero rritje buxhetore per rrogat. 10% qe deklaron se do rriten nga buxhetet, dje e kishte 10 sot e ka bere 7 eshte nen inflacionin, eshte me i ulet se inflacioni i vertete eshte 12%, pra nuk perben as indeksim. Cinizem. Ajo qe eshte me e rende eshte se premton 30% tjeter rritje rroge nga tarifat e studenteve. Domethene u thote studenteve e familjeve te tyre paguani ju tani per pedagoget e studenteve.
Nëse mbetet që pedagogët të paguhen me tarifat e studentëve ato janë thjesht iluzion sepse kancelarë, bordet që përfaqësojnë qeverinë në universitete kanë zhdukur lirinë në jetën akademike. Kanë vendosur kontroll të plotë totalitar.
I bëj thirrje çdo pedagogu në universitetet e vendit të mos përkulen para këtijq ëndrimi arrogant, cinik, mashtrues të një njeriu që po çdo universitetet tona drejt shkatërrimit.
I bëj thirrje qytetarëve të mbështesin këtë protestë me një kusht për të ruajtur universitetet si institicioonet e formimit të inteligjencës tonë kombëtare. Duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve dhe të gjithë ata që morën pjesë në atë protestë masive dhe duke dënuar deklaratat cinike që Rama bëri në UBT bëj thirrje të vazhdojë kjo betejë. PD do të jetë në mbështetje të kërkesave të drejta dhe shpëtimtare.