Kryeatari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën madhështore të studentëve, të cilët kanë mbushur rrugët e Tiranës, por edhe te rretheve.
Me anë të një postim në Tëitter, kreu i PD-së është shprehur se ndryshimi fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit e lartë.
Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.
Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.
Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim.
Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjaftojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.