Protesta kundër korrupsionit në Mal të Zi

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Podgoricë u mbajtën protestat me moton “ Rezisto” të organizuara nga lëvizja qytetare dhe shoqëria civile në Mal të Zi.  Ishte e shtata herë që organizohen protesta të tilla në kryeqytetin e Malit të Zi.  Para fillimit të protestave, mbrëmë organizatorët dhe opozita malazeze nënshkruan një marrëveshje për veprimtari të përbashkët, e quajtur “Marrëveshja e së Ardhmes”. Protestat, sipas organizatorëve, po mbahen si reagim ndaj disa aferave korruptive në Mal të Zi, ndërkohë që partia në pushtet i komenton protestat si organizime me prapavijë politike që synojnë marrjen e pushtetit pa zgjedhje.

 

Zjarr Tv Ad