Protesta madhështore e 7 korrikut/ Aulon Kalaja: Të gjithë ata që ishin në shesh përfaqësuan ‘oazin e lirisë’

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Aulon Kalaja ishte i ftuar më ngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv. Teksa komentoi protestën e djeshme të organizuar nën sloganin “ Shqipëria në rrezik”. Kalaja ndër të tjera u shpreh se të gjithë ata që ishin në shesh dje përfaqësuan atë që quhet ‘oaz lirie’.

“Është një surprizë e këndshme është një nga ato raste kur shqiptarët nuk kanë nevojë për bari është një popull ujk që të shqyen për të drejtat e veta. Ishte një organizim i ç’organizuar për mendimin tim, njerëzët erdhën nga 6 anët.  Ishte një spektakël i vërtetë me pankarta të ndryshme, jo ai orteku i kontrolluar që ndodh gjithmonë me fjalime copy-paste. Njerëzit kanë folur çfarë kanë dashur, unë fjalimin e kam bërë vetë, jo se ma kanë bërë ndonjëherë të tjerët por sigurisht që kësaj radhe liria ishte e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që ishin në shesh përfaqësuan atë që quhet ‘oaz lirie’ . Unë mendoj se kjo protestë kishte edhe masivitetin e vet por mbi të gjitha, ne duhet të merremi me seriozitetin e protestës se sa me masivitetin. Sapo ka nisur kjo betejë, është protesta e parë e rikthimit të opozitës në detyrën e saj”, shtoi Kalaja.

Zjarr Tv Ad