Protesta para SPAK për Metën, pse nuk ishte PD? Noka: Nuk kishim ftesë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka debatoi me gazetarin Andrea Danglli dhe për motivet se përse drejtuesit e demokratëve dhe mbështetësit e tyre nuk morën pjesë në protestën para SPAK që organizoi Partia e Lirisë.

Teksa e cilësoi protestën e PL si jo në kuadër të opozitës së bashkuar, Noka dënoi arrestimin e Ilir Metës e cila sipas tij u krye në mënyrë terroriste.

“Ne jemi bashkë me PL në një kauzë për një shtet të drejtë, kundër narkoregjimit. Por sic ka protesta të vetme të PD ka dhe PL. Nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar. Nuk kishte ftesë.

Ishte protestë e PL për kreun e saj. Kjo nuk do të thotë asgjë. PL është aleati ynë dhe arrestimi i Metës është fyerje për shtetin. U arrestua si terrorist.

U arrestua ish-presidenti, ish-kreu i Kuvendit. Në këtë formë Rama arreston vetëm ata që ka mllef personal. Një prej tij ishte Fullani”, tha Noka në Off the Record.

Zjarr Tv Ad