Protesta për marrjen e selisë, reagon me urgjencë PD: Të ndërhyjë policia, po rrezikohemi të gjithë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për të vënë nën kontroll situatën para selisë blu. Përmes një reagimi vetëm pak çaste më parë, PD thotë se dhuna e nxitur nga Sali Berisha në protestë, po rrezikon jetën e demokratëve dhe zyrtarëve të lartë që ndodhen brenda godinës.

“I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE:

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë.

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Zjarr Tv Ad