Presidenti Meta reagon për protestën te PD-ja, thirrje Bashës: Gjej menjëherë një zgjidhje!

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta reagon për protestën që është duke u zhvilluar në këto momente te selia e PD, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentojnë të futen me forcë në ambientet. Nuk mungojnë vandalizmat dhe aktet e dhunës.

Meta kërkon nga Lulzim Basha gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme për qetësimin e situatës.

Reagim i Presidentit të Republikës, Ilir Meta – 8 janar 2022

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

Zjarr Tv Ad