Vetëm pak orë para protestës së madhe të opozitës shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës, ka reaguar me një mesazh në Facebook edhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
“E të jeni të sigurtë, se sa të jetë Rama në pushtet, e keqja është aty vetëm një hap pas derës të gjithesecilit. Prandaj askush nuk duhet të thotë: Ç’më duhet mua”, shkruan deputeti demokrat. Qytetarët e Tiranes sot duhet të jenë në shesh. Edhe ata që e keqja mund të mos i ketë prekur ende, nuk mund të tregohen indiferent e të presin që e keqja t’ju shkojë në derë sepse atehërë do të jetë vonë. E të jeni të sigurtë, se sa të jetë Rama në pushtet, e keqja është aty vetëm një hap pas derës të gjithesecilit.
Prandaj askush nuk duhet të thotë: “Ç’më duhet mua” sepse ajo “rehatia” e momentit rrezikon të prishet në çdo moment dhe papritur nga një monster që pushtetin e ka dhe e përdor vetëm për interesat e tij dhe një grupi të ngushtë rreth tij.