Politikanet në Berlin i kanë ndjekur me kujdes protestat në Shqipëri, duke nisur nga ngujimi në çadër, tubimet e studenteve, këto të fundit të opozitës e padyshim edhe djegien e mandateve; ata konsiderojnë sipas DW se në Shqipëri ende ka mangësira shume serioze. Vëmendja për vendin tonë këtë herë ka qenë më e madhe, e këtë sipas gjigandit mediatik gjerman e kanë dëshmuar qartë fakti që mbi zhvillimet e fundit nuk ka raportuar si zakonisht vetëm shtypi i shkruar, por edhe mediat elektronike apo lajmet qendrore, që fokusohen më se shumti vetëm tek ngjarjet më të rëndësishme. Fokusi ka qene si tek episodet e dhunës së të shtunës, ashtu edhe tek protesta e se enjtes, që është ndjekur e nga qarqet vendimmarrëse gjermane dhe nga ato në Bruksel. Nga sa pohon DW, nisur dhe nga fakti që në Shqipëri do të ketë zgjedhje, ekziston një frikë se gjendja nuk do të qetësohet dhe aq shpejt. Protestat po kështu konsiderohet se nuk do ta ndihmojnë procesin e çeljes së mundshme te negociatave për anëtarësim në BE. Në teoritë e konspiracioneve, vazhdon DW, theksohet edhe fakti që këto trazira në Shqipëri po ndodhin ne kohen kur çështja e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ka mbërritur në fazën më të nxehtë.