Banorët e dy fshatrave në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të problemeve infrastrukturore. Gjatë prononcimit për mediat, banorët e fshatrave Mes dhe Myselim, kanë deklaruar se rruga që ata përshkrojnë çdo ditë është e mjerueshme dhe se po u dëmton mjetet. Po ashtu ata kanë theksuar se rruga e keqe në këto fshatra ka çuar në aksidente të shumta.
“Është segment prej 3 km, rruga është degradu komplet, u bëjmë thirrje ta inspektojnë rrugën, a është për riparim apo shtesë e re. Nga Ura e Mesit deri në Bardhaj të shtrohet dhe të zgjerohet rruga, që të lëvizin dy makina. Nevojiten dhe barriera, sepse në mot të vështirë i ka ndodh një bashkfshatari të rrëshqasë e ra në kanal. Shumë e vështirë, vet kam prish dy goma të makinës sepse këtu nuk dallohen gropat. Duhet riasfaltu e gjithë rruga, jemi një numër i madh banorësh që lëvizim këtu. Kjo protestë nuk është partiake”, u shpreh një nga banorët.
Burimi:Dosja.al