Ish-drejtoresha e ARRSH del pas 3 orësh nga dyert e SPAK: U pyeta si person që ka dijeni

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato ka përfunduar pas 3 orësh marrjen në pyetje nga ana e prokurorëve të SPAK ditën e sotme. Jashtë dyerve të SPAK ajo ka deklaruar për gazetarët se është pyetur si person që ka dijeni pa dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë proces.

“U pyeta si person që ka dijeni. Edhe dorëheqja për këtë kallëzim, që SPAK të ketë mundësi të bëjë drejtësi”, ka deklaruar ajo.

Mësohet se janë dy çështje për të cilat është thirrur të japë sqarime në SPAK Sonila Qato! Gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi thotë se arsyeja e parë lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvine!

Qato është nën akuzë per shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Sonila Qato në fundin e marsit të një viti më parë ka kundërshtuar vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të.

Ish drejtoresha e ARRSH ka qenë në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera. Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”.

Zjarr Tv Ad