Protestë para Ministrisë së Brendshme/ Të rinjtë shtrihen në tokë, 4 qirinj ndizen në kujtim të viktimave që humbën jetën tragjikisht…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra qytetarë, kanë bllokuar për disa minuta rrugën para godinës së Ministrisë së Brendshme, në shenjë proteste pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit, ndezën qirinj para Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

“Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj. Se ai nuk u aksidentua, por mori në qafë dikë tjetër. Ka diçka që nuk funksionon këtu. Ne shohim kudo policë, por këta njerëz e lëvizin me mbi 150 km në orë janë aktiv.”, tha qytetari.

Nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44-vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili thuhet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë.

Zjarr Tv Ad