Protestë për Belerin para ambasadës shqiptare në Athinë, thirrja: Demokracia nuk burgoset

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unioni i himarjotëve zhvilloi këtë të martë një protestë ashtu sikurse kishin paralajmëruar përballë ambasadës shqiptare në Athinë kundër arrestimit të Fredi Belerit në Himarë.

“Në protestën jashtë ambasadës shqiptare janë mbledhur disa persona, mes të cilëve vëllai i Fredi Belerit, si dhe kryetari i Unionit të Himarjotëve, Thodoris Goumas, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij”, shkruajnë mediat greke.

“Demokracia nuk burgoset”, është një nga parullat e tyre.

Protesta zhvillohet një ditë pas Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, i arrestuar 1 javë më parë nën akuzën e shit-blerjes së votave.

Zjarr Tv Ad