Protestë te shtëpia e Edi Ramës në Surrel: Faktet dolën, jep dorëheqjen

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkojnë të largohet nga detyra.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet ‘faktet dolën, jep dorëheqjen’ teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.

‘Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona.

Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu.

Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër’, tha një prej të rinjve.

Në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.

Zjarr Tv Ad